Vision Solution nisi në vitin 2019 si një ëndërr.

Jo si një kompani e madhe, por si një ide e thjeshtë: të ndërtojmë punë që flasin vetë.Në fillim, çdo projekt ishte një provë e disiplinës, durimit dhe standardit tonë. Përmes Fiverr dhe Upwork, punuam me klientë ndërkombëtarë, përfshirë klientë nga SHBA, duke ndërtuar eksperiencë reale projekt pas projekti dhe duke ruajtur vlerësime 5-star.

Nga front-end te back-end, nga strukturat teknike te ndërfaqet e pastra dhe smooth, fokusi ynë ka qenë gjithmonë i njëjtë:
funksionalitet i fortë, design estetik dhe eksperiencë që ndihet premium

Në korrik 2025, Vision Solution u regjistrua zyrtarisht në QKB Shqipëri — një moment i rëndësishëm në rrugëtimin tonë dhe kthimi i një pasioni shumëvjeçar në një strukturë profesionale të ndërtuar për rritje.Ne besojmë në një filozofi të thjeshtë:
mos premto më shumë — ndërto më mirë

Nuk ndjekim zhurmën. Nuk ndërtojmë për t’u dukur të zënë.
Ndërtojmë me qëllim, qartësi dhe standard.

Sepse në fund, rezultatet nuk kanë nevojë për shumë fjalë.Vision Solution — ide të qarta, ekzekutim i disiplinuar, eksperienca digjitale që mbeten.